Vendosni fjalën kyçe....

Sali Lushaj padit për shpifje Taulant Ballën


Sali Lushaj ka paditur për shpifje në Gjykatën e Tiranës kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Paditja vjen pas deklaratave të Taulant Ballës në emisionin “Opinion” se përgjimet e Fredi Alizotit ishin bërë nga Sali Lushaj dhe banda e tij.

“Balla ka bërë deklarata të pavërteta duke cënuar imazhin tonë. Nuk jemi anëtar të asnjë bande që cënon rendin dhe sigurinë”.

Sipas padisë së depozituar në gjykatë, Sali Lushaj, kërkon 2 milionë lekë nga Taulant Balla.

Taulant Balla është dënuar 2 herë për shpifje më herët.
Në njërin rast ai është dënuar për shpifje ndaj Jamarbër Malltezit, të cilin e kishte akuzuar për vjedhje dhe abuzime me pushtetin.

Vendimi është marrë pas 16 seancash në Gjykatën e Tiranës, e cila e ka dënuar atë me 10 milionë lekë të vjetra gjobë, duke e përgjysmuar shifrën që kishte kërkuar fillimisht Malltezi si dëmshpërblim.

Në rastin tjetër, Balla është dënuar sërish për shpifje, kësaj here ndaj Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha.

Ai e kishte akuzuar Shkëlzen Berishën se kishte lidhje me Lotarinë Kombëtare. Në përfundim të gjyqit, edhe Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë, që e dënonte Ballën për shpifje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *