Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Kukës, humb jetën një person e plagosen dy të tjerë


Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në Kukës.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’ me iniciale P.M., ka humbur jetën.

Kurse dy udhëtarët me iniciale H.D. dhe  E.H., janë plagosur dhe janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Njoftimi i policisë

‘Më datë 18.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga.Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë.

Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *