Vendosni fjalën kyçe....

Demi Moore zbulon historinë e përdhunimit në moshën 15-vjeçare, nga burri që i dha nënës së saj 500 dollarë


Aktorja Demi Moore ka treguar se kur ka qenë në moshën 15-vjeçare është përdhunuar nga një burrë në moshë.

Ajo thotë se ai burri, i kishte paguar nënës së saj një shumë prej 500 dollarësh që të kryente marrëdhënie me të bijën, shkruan “The Guardian”.

Moore ishte e ftuar nga Diane Sawyer në emisionin “Good Morning America”, për të folur për detajet e librit të saj ri “Inside Out”. Në libër, Moore tregon episode nga adoleshenca e saj kur nëna e çonte nëpër klube për të tërhequr vëmendjen e meshkujve.

Moore lindi në New Mexico, por babai i saj biologjik e la nënën e saj para se të vinte në jetë. E ëma e saj ishte e alkoolizuar dhe vdiq në vitin 1998. Një një rast, Demi vuri re se një burrë i moshuar kishte çelësin e shtëpisë së tyre. Pasi e përdhunoi, ai e pyeti: “Si ndihesh kur bën marrëdhënie seksuale për 500 dollarë?”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *