Vendosni fjalën kyçe....

SHBA publikon videon: Irani heq minat e pashpërthyera nga cisterna e naftës


Ushtria amerikane ka publikuar një video në të cilën tregohet Garda Revolucionare e Iranit duke hequr një minë të pashpërthyer nga anija-cisternë e naftës e dëmtuar, nga një sulm në Gjirin e Omanit të enjten.

Siç shkruan “BBC“, zyrtarët amerikanë gjithashtu publikuan një foto të anijes japoneze, duke treguar me sa duket minën e pashpërthyer përpara se të hiqej.

SHBA ka akuzuar Iranin se qëndron pas sulmeve të dy anijeve. Megjithatë, Irani ka thënë se i “hedh poshtë kategorikisht” pretendimet e amerikanëve.

Në një deklaratë, misioni iranian në Kombet e Bashkuara tha se “e dënon sulmin në kushtet më të forta”.


Orë më vonë Komanda Qendrore e SHBA-së publikoi ​​videon dhe imazhin.

“Xhirimet tregojnë Gardën Revolucionare të Iranit duke hequr një minë të pashpërthyer nga anija më shumë se tetë orë pas shpërthimeve.”, thuhet në deklaratë.

Këto shpërthime vijnë një muaj pasi katër depozita nafte u dëmtuan në një sulm në Emiratet e Bashkuara Arabe. SHBA në atë kohë fajësuan Iranin, por Teherani i mohoi akuzat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *