Vendosni fjalën kyçe....

Nëna delfin e dëshpëruar, s’e lëshon trupin e fëmijës së saj të ngordhur (VIDEO)


Michael McCarthy po lundronte me kanoe në ujërat pranë St Petersburg në Florida, kur ai pa një delfin duke notuar aty afër.

Ai vuri re se edhe një trup i vogël ishte aty, por mendoi se delfini thjesht kishte kapur darkën e tij. Mirëpo nuk ishte kështu. Kur McCarthy u afrua më shumë, vuri re se ishte një delfin i vogël që kishte ngordhur.

“M’u desh një minutë për të pranuar atë që po shikoja”, tha McCarthy, pronari i kompanisë “See Through Canoe”.

“Doja të besoja se ishte një peshk i kuq i madh apo diçka tjetër, por shpejt u bë e qartë se ishte një delfin i vogël i vdekur”, tha ai për “The Dodo”.

McCarthy nxorri kamerën dhe filloi të xhironte vajtimin e nënës. Për fat të mirë, ajo nuk ishte e vetme.

Një tjetër delfin notonte pranë saj, në një përpjekje për të mbrojtur dhe ngushëlluar mikeshën e tij.

McCarthy tha se shumë delfinë të tjerë iu bashkuan nënës që vajtonte në distanca të shkurtra, përveç njërit që i qëndroi pranë gjatë gjithë kohës.

Delfini i vogël dukej se ishte viktimë e një aksidenti. “Duke gjykuar nga modelet e shenjave, ai ishte goditur ndoshta nga një anije me helikë”, tha McCarthy.

Studimet kanë treguar se delfinët dhe balenat, shprehin shenja pikëllimi kur ndodh një fatkeqësi, sidomos nënat që mbajnë zi për fëmijët e tyre të vdekur.

McCarthy e postoi videon në “Twitter” javën e kaluar dhe është shikuar mbi 76.000 herë.

“Ishte vërtet e vështirë ta shikoje. Ky imazh do të mbetet në kokën time për një kohë të gjatë”, tha McCarthy.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *