Vendosni fjalën kyçe....

Aksident te rruga e Kavajës, 4 të plagosur


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme  në kryeqytet, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës”, ku makina dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën.

2 prej të plagosurve ndodhen nën kujdesin mjekësor, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë. Të plagosurit janë turistë të huaj dhe një prej mjeteve të aksidentuara është me targa franceze.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur se si ndodhi aksidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *