Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati për kryeministër në Britani: Kam përdorur kokainë, por mos e përdorni kundër meje


Kandidati për udhëheqjen e Partisë Konservatore, Michael Gove ka pranuar se ka përdorur kokainë rreth 20 vjet më parë, po i vjen keq dhe është penduar për këtë.

Gove i tha “Daily Mail” se ai kishte marrë drogën në disa “ngjarje shoqërore” ndërsa punonte si gazetar. Ministri i mjedisit tha se ky “gabim” nuk duhet të përdoret kundër tij në përpjekjen për t’u bërë kryeministër.

“Kam marrë drogë në disa raste në ngjarjet shoqërore më shumë se 20 vjet më parë, në kohën kur isha gazetar i ri, ishte një gabim. Mendoj për atë kohë dhe do doja mos ta kisha bërë këtë.

Unë mendoj se të gjithë politikanët kanë jetuar ndryshe përpara se ti futeshin politikës. Sigurisht, kur isha duke punuar si gazetar, nuk e imagjinoja se do të futesha në politikë apo për shërbime publike.

Unë nuk veprova me këtë sy. Pyetja tani është se njerëzit duhet të shohin rekordet e mia si politikan dhe të pyesin veten: ‘A është ky person që ne shohim, gati për të udhëhequr tani?”, tha Gove.

“Kam parë dëmet që drogat mund t’i bëjnë të tjerëve dhe për këtë arsye më vjen keq për vendimet që kam marrë”, shtoi ai.

Anëtarët e partisë Konservatore duhet të votojnë për një lider të ri pas largimit të Theresa May.

Michael Gove, i cili shërbeu si ministër i drejtësisë nga 2015-16, është një nga 11 deputetët që kanë thënë se synojnë të qëndrojnë në garë për ta zëvendësuar May-n.

Gove nuk është i vetmi kandidat që ka pranuar se ka përdorur drogë. Ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Steëart, tashmë ka kërkuar falje për pirjen e opiumit gjatë një dasme në Iran 15 vjet më parë.

Edhe ministri i Jashtëm Jeremy Hunt, ka pranuar se kishte pirë kanabis ndërsa udhëtonte përmes Indisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *