Vendosni fjalën kyçe....

Putin thumbon homologun ukrainas: Aktor i mirë


Presidenti rus Vladimir Putin ka lavdëruar homologun e tij të ri të Ukrainës, Volodimir Zelensky, për aftësitë në fushën e tij të ekspertizës – aktrimi.

Por presidenti rus nuk duket të jetë po aq i impresionuar në aftësitë e tij për të qenë lider i vendit.

Ai vuri në dukje dallimin e dukshëm në mes të të luajturit të rolit të një presidenti në TV dhe të qenit një i tillë në realitet, shkruan “RT“.

Putin po fliste për mundësinë për të takuar kryeministrin e ri ukrainas para një publiku në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg.

Putin tha se nuk do të ishte mirë të takonte ish-komedianin, megjithëse pala ukrainase akoma nuk i është drejtuar.

“Unë nuk e njoh këtë njeri, por shpresoj se ne do të njohim njëri-tjetrin në një moment”, tha Putin, para se të jepte një përshkrim të shkurtër të Zelenskyt, që rrëzoi Petro Poroshenko me një fitore të thellë në zgjedhjet e prillit.

“Ai duket se është ekspert në atë që deri tani ishte puna e tij – ai është një aktor i mirë.”

Fjalët e Putinit shkaktuan të qeshura në publik, por ai shtoi se po fliste seriozisht.

“Është një gjë të luash dikë, dhe tjetër gjë të jesh dikush”, tha Putini. Ai pranoi se Zelensky mund të ketë tiparet e nevojshme presidenciale – përveç përvojës politike – por deri më tani ai nuk po projekton një imazh të qartë të vetes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *