Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i vetëm për bashkinë e Elbasanit tallet me situatën serioze: Mjafton nusja të jetë e kënaqur (VIDEO)


Gledian Llatja është kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Elbasanit. Ai ka mbajtur për pak kohë detyrën e Prefektit, por në 30 qershor nuk do të ketë asnjë rival përballë, për shkak të vendimit të opozitës së bashkuar për të mos hyrë në zgjedhjet lokale.

Gledian Llatja është kandidati i vetëm për bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit. Në një garë pa kundërshtarë, Llatja duket se e ka marrë me tallje dhe nuk shqetësohen se sa e drejtë është kjo garë.

Në një intervistë për emisionin “Kafein” në INTV thotë se nuk ka qenë e nevojshme që të mobilizohen as zyrat elektorale, dhe pranon se kundërshtarja e vetme që ka përballë është e shoqja.

 “Ne jemi mirë jemi zgjuar energjikë. Jo akoma si kemi hapur zyrat elektorale. Gjithmonë kemi pasur veten kundërshtar kryesor, ndonjëherë është dhe nusja ajo që na kundërshton. Mjafton që nusja të jetë e kënaqur, gara ishte e hapur, nuk e tregojmë dot maksimumin tonë pa kundërshtar”, shprehet Llatja.

Kështu, pavarësisht sa serioze është situata, ku vetëm garë nuk mund të quhet kjo pa patur të paktën një kundërshtar, kandidati socialist nuk do t’ja dijë.

Përsa i përket ngjarjeve që ndodhin në Elbasan dhe etiketimit të këtij qyteti si vatër krimi, Llatja i quajti thjesht “shpifje televizioni”. Madje mburret që këtë vit ka patur vetëm një vrasje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *