Vendosni fjalën kyçe....

Makina e djegur në Gramsh, e kushëririt të Damian Gjiknurit


Automjeti luksoz i djegur gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e Gramshit, i përket kushëririt të ish-ministrit Damian Gjiknuri.

Sipas gazetës “Panorama“, mjeti i djegur në lagjen “Xhile Liçe”, të Gramshit është në pronësi të shtetasit Gjergji Bodurri, i afërm i ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Mjeti tip “Benz” ka qenë i parkuar në rrugën pranë banesës së Bodurrit dhe është djegur në pjesën e përparme.

“Gjatë natës në lagjen “Xhile Liçe”, të Gramshit, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit Gj.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhej në njoftimin e policisë.

Mirëpo Gjergji Bodurri ka folur në një prononcim për Report Tv duke deklaruar se makina nuk është e tij, por e baxhanakut. 

‘Makina nuk është e imja, por e baxhanakut tim’, është shprehur ai pavarësisht se policia thotë se automjeti është në pronësi të tij.