Vendosni fjalën kyçe....

Digjet automjeti gjatë natës në Gramsh


Automjeti i djegur në Gramsh

Digjet gjatë natës një automjet në qytetin e Gramshit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Xhileli’, në afërsi të qendrës së qytetit. Automjeti tip “Benz” me targë AA999XS rezulton në pronësi të shtetasit Gj.B.

Ende nuk dihet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimtë. Makina është djegur pjesërisht në pjesën e përparme.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *