Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në kampin e emigrantëve në Bosnje, lëndohen 32 persona


Një zjarr që ka shpërthyer në një kamp emigrantësh në Bosnje-Hercegovinë ka lënduar 32 persona, duke u shkaktuar atyre djegie apo dëmtime ndërsa përpiqeshin të dilnin nga dritaret për t’iu shpëtuar flakëve.

Kampi i emigrantëve ndodhet në veriperëndim të Bosnje-Hercegovinës.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Ale Siljdediç tha se, të lënduarit u dërguan në spitalin e Kladusës së Madhe, pas shpërthimit të zjarrit në kampin “Miral”, që strehon 500 emigrantë.

Rreth 25 mijë persona nga Azia dhe Afrika Veriore kanë hyrë në Bosnje-Hercegovinë nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar. Vetëm rreth 3.500 prej tyre ishin vendosur në qendrat tranzitore, ndërsa pjesa tjetër është lënë rrugëve.