Vendosni fjalën kyçe....

“I paaftë për të folur pas humbjes në peshë”, Assange dërgohet në spital


Rriten shqetësimet për shëndetin e Julian Assange pas humbjes drastike në peshë. “Mirror” shkruan se shtatë javë pasi u mbyll në burgun e Belmarshit në Britani, Assange është sëmurë dhe ka humbur shumë peshë ndaj autoritetet e kanë dërguar në spital.

WikiLeaks tha se ka “shqetësime të mëdha për gjendjen shëndetësore të botuesit tonë, Julian Assange, i cili është zhvendosur në qendrën shëndetësore të burgut të Belmarshit”.

Një zëdhënës shtoi: “Gjatë shtatë javëve në Belmarsh, shëndeti i tij ka vazhduar të përkeqësohet dhe ai ka humbur në mënyrë dramatike peshë.

Vendimi i autoriteteve të burgjeve për ta transferuar atë në qendrën shëndetësore flet vetë.

Ne e dënojmë me forcë refuzimin nga gjykata suedeze që të shtyjë një seancë dëgjimore më 3 qershor për shkak të gjendjes shëndetësore të zotit Assange.

Avokati mbrojtës për Assange, Per Samuelson, tha se gjendja shëndetësore e Julian Assange të premten e ishte e tillë që nuk ishte e mundur të zhvillonte një bisedë normale me të.”

Assange u dënua për 50 javë në burgun e Londrës për shkeljen e lirimit me kusht. Ai do të paraqitej në gjykatë këtë mëngjes ndërsa vazhdon të luftojë kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara mbi akuzat se komplotoi për të hyrë në një kompjuter për të marrë të dhëna të klasifikuara të Pentagonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *