Vendosni fjalën kyçe....

600.000 fëmijë afganë rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja


Qindra mijëra fëmijë në Afganistanin e shkatërruar nga lufta rreikojnë të vdesin nga kequshqyerja, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se kriza shëndetësore po rritet dita ditës.

UNICEF thotë se i mungon fondi për të trajtuar siç duhet këtë çështje. “RT” shkruan se kjo situatë prek rreth dy milion fëmijë në Afganistan.

Rreth 600,000 janë në rrezik të vdesin nga kequshqyerja e rëndë akute, raportoi Fondi i Fëmijëve i OKB-së.

Mjekët që punojnë për të luftuar kequshqyerjen në Afganistan thonë se varfëria, lufta e vazhdueshme, uji i pijshëm i pasigurtë dhe arsimi i dobët për nënat dhe familjet e kanë përkeqësuar problemin.

“Niveli i kequshqyerjes po rritet dita ditës në Afganistan,” tha Muqeem Shah Miakhil, Shefi i Departamentit të Kequshqyerjes të Spitalit Rajonal të Nangarhar, për Ruptly.

Më shumë se 15,000 gra dhe fëmijë në Nangarhar kanë kërkuar trajtim për kequshqyerje deri më tani këtë vit, por më pak se gjysma janë shëruar.

Kriza nuk është e re, kequshqyerja është keqësuar në Afganistan për shkak të thatësirave, sipas Alison Parker, shefes së Komunikimit, Avokimit dhe Angazhimit Qytetar të UNICEF-it në Afganistan.

UNICEF thotë se ka nevojë për një shtesë prej 7 milionë dollarësh për të siguruar ndihmë për numrin në rritje të fëmijëve të kequshqyer.

Vitin e kaluar, UNICEF siguroi ndihmë për pothuajse gjysmën e fëmijëve më të kequshqyer të vendit. Organizata synon të arrijë 60 për qind, ose 375,000, të atyre fëmijëve këtë vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *