Vendosni fjalën kyçe....

Shembet skena me mbi 100 fëmijë, një humb jetën, plagosen 14 të tjerë (VIDEO)


Ky është momenti kur skena me më shumë se 100 fëmijë rrëzohet duke i marrë jetën nëjrit prej tyre dhe duke plagosur 14 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, gjatë një shfaqjeje në teatrin Jinshuixian, në qytetin bregdetar të Zhangzhou në Kinë.

Sipas zyrtarëve, një 13-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa pesë të rritur dhe 11 fëmijë të tjerë u plagosën gjatë rrëzimit të skenës.

Mbi njëqind adoleshentë kishin ardhur në audicione për të marrë pjesë në shfaqjen e njohur si “Palloi me fat”.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin mbledhur në skenë dhe për të bërë një foto grupi kur një seksion i ngritur i skenës papritmas bie.

Prindërit që ishin në mesin e audiencës nxituan në skenë për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve.

Shërbimet e urgjencës kaluan rreth 20 minuta duke ndihmuar fëmijët, mes të cilëve një vajzë që i ishin bllokuar këmbët në mes të skenës dhe platformës së ngritur.

Dy nga 14 të plagosurit thuhet se janë në gjendje të rëndë.

“The Sun” shkruan se tre punonjës të kompanisë që ka organizuar eventin, janë arrestuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *