Vendosni fjalën kyçe....

Mori leje nga burgu por nuk u kthye më, arrestohet 36-vjeçari në Ballsh


Një 36-vjeçar është arrestuar pranë një qendre tregtare në Ballsh, pasi kishte thyer lejen e dhënë nga burgu i Fierit duke mos u kthyer më në qeli.

Shtetasi me inicialet G.T, ishte i shpallur në kërkim pasi ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për vepën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

“Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e fallsifikuar.

Në këto kushte u bë ndalimi i tij për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *