Vendosni fjalën kyçe....

Pas 50 vjetësh “gjueti”, zbulohet ilaçi i ri për trajtimin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse


Viruset dhe bakteret vdekjeprurëse që rezistojnë ndaj barnave dhe rrezikojnë miliona jetë çdo vit, së shpejti mund të eliminohen pasi shkencëtarët kanë zbuluar një kompleks që është toksik për bakteret e rrezikshme, por jo për njerëzit.

Bakteret Gram negative janë një virus shumë rezistent ndaj drogës që kërcënon spitalet dhe azilet e pleqve me sëmundje vdekjeprurëse, si infeksionet e pneumonisë dhe gjakut.

Është një infeksion jashtëzakonisht i vështirë për t’u trajtuar dhe është në krye të listës së organizmave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të patogjenëve prioritarë që kanë nevojë për ilaçe të reja. Për këto sëmundje nuk janë krijuar trajtime të reja për 50 vjet.

Megjithatë, duket se kjo do të ndryshojë pasi hulumtuesit nga Sheffield University modifikuan strukturat e përbërësve me bazë metali të gjetur në barna antikancer.

“Ne përfunduam me diçka që ishte toksike ndaj baktereve, veçanërisht bakterieve gram negative dhe jo toksike ndaj njerëzve”, tha Jim Thomas, profesor i kimisë bioorganike në Universitetin Sheffield.

Përzierja mbylli bakteret gram-negative rezistente antibiotike, duke përfshirë E. coli, gjatë testimeve. Pas testimit të kompleksit në larva, hulumtuesit tani duhet ta testojnë atë tek gjitarët dhe njerëzit.

“Ky zbulim i madh mund të çojë në trajtime vitale të reja ndaj sëmundjeve kërcënuese për jetën dhe rrezikun në rritje të paraqitur nga rezistenca antimikrobike”, tha Thomas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *