Vendosni fjalën kyçe....

Braçe: Votat për PS-në janë djerse e mundi, kurrë të marra me kërcënim e presion a të blera me lekë


Zv.kryeministri Braçe ka thënë sot se çdo votë e marrë në qarkun e Fierit është e pacenueshme, votë mundi e djerse e vetëm prej punës dhe jo e blerë.

Në një reagim në Facebook, drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Fierit shtoi se votat e fituara në Fier nuk janë marrë me kërcënim, shantazh, presion e dhunë.

“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave  te Partise Socialiste ne  qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje. Cdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere! Kurre e marre me kercenim, shantazh, presion, dhune! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! perkundrazi,  vote e sfiduar nga nje sistem kriminal prej te pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabel, krimi sic nga ballshi ne terbuf e grabian, nga Malesia e Kukesi ne Mize e Zharnec, nga Lushnja ne Remas e Bedat, Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si placke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut cmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”, shkruan Braçe në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *