Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për falsifikime dhe skema mashtrimi, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë


Policia ka arrestuar sot një 46-vjeçar nga Tirana i cili rezulton i shpallur në kërkim. Gjykata e Tiranës ka vendosur për 46-vjeçarin me inicialet A.R., masën e sigurisë “Arrest në burg”për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë, të kapur dhe të ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm.

Detajet e Policisë:

Kapet një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, kapi dhe ndaloi shtetasin:

– A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me disa të tjerë, të kapur dhe ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *