Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin Fier-Patos, plagosen dy persona


Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier – Patos.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Portëz”, ku një mjet tip “Volkswagen” me drejtues një 30-vjeccar me inicialet M.M, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues një 25-vjeccar me inicialet A.G.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur një 77-vjeccar dhe një 52-vjeccar, pasagjerë në mjetin tip “volswagen”. Ata u dërguan menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Në datën 20.05.2019, në aksin rrugor Fier – Patos, në vendin e quajtur “Portëz” mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.M, 30 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.G, 25 vjeç, banues në Roskovec.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset E.M, 77 vjeçe dhe D.M, 52 vjeçe të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *