Vendosni fjalën kyçe....

Basha: të vendosur për të ndalur këtë tirani, oligarkia babëzitëse ka mbyllur dyert e Evropës


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat në Shkodër theksoi edhe njëherë se zgjedhje pa opozitën nuk do ketë në 30 qershor.

Më tej Basha shtoi, se është i vendosur për të ndalur një tirani tjetër e cila do kthente vendin sërish në monizëm.

“Mendoj që mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarje kaq të rëndësishme janë shumë aktuale.

Për të ndaluar një tjetër tirani të krimit ia vlen çdo sakrificë, çdo çmim.

Unë, Partia Demokratike dhe opozita dhe qytetarët e bashkuar do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani, një tjetër monizëm, por kësaj radhe të veshur me krim, korrupsion dhe oligarki babëzitëse që ka shkatërruar vendin dhe mbyllur dyert e Evropës.

Kjo është një betejë për jetë a vdekje dhe fundi i kësaj beteje është tashmë i përcaktuar, është fundi i atyre që duan të rikthejnë tiraninë dhe fitorja e të gjithë shqiptarëve, e popullit të bashkuar”-tha Basha


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *