Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në lokalin në Brazil, 11 të vdekur


Një grup njerëzisht të armatosur kanë hapur zjarr në një lokal në Brazil, duke vrarë gjashtë gra dhe pesë burra.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 4 të pasdites, në një lagje të Belemit. Zyrtarët do të konfirmonin vetëm se “një masakër” ndodhi por pa dhënë detaje.

Sipas portalit G1 news, shtatë persona të maskuar dhe të armatosur mbërritën me një motorr dhe tre makina, ku qëlluan personat.

Sipas sekretarit të sigurisë publike, Ualame Machado, pothuajse të gjithë u qëlluan në kokë. Në lokal kishte më shumë njerëz, por ata arritën të shpëtonin.

Ende nuk ka informacione mbi motivin e krimit dhe askush nuk është arrestuar.

Lagjia ku ndodhi ngjarja, Guama, është më e populluara në Belem. Por dhe më problematikja. Në mars qeveria federale dërgoi trupat e Gardës Kombëtare, për të përforcuar sigurinë në qytet për 90 ditë, për shkak të niveleve të larta të krimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *