Vendosni fjalën kyçe....

“Po hamë pesticide”, të rinjtë e FRPD-së godasin AKU-në me domate (VIDEO)


Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrëes, kanë goditur me perime drejtorinë e AKU-së në këtë qytet.

Këtë të djelë, të rinjtë e FRPD-së kanë zgjedhur të protestojnë protestuar ndaj pasigurisë ushqimore dhe Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. Sipas tyre ky institucion nuk po kryen detyrën dhe po lejon tregtimin e perimeve me pesticide, apo produkte të tjera të pakontrolluara, të cilat dëmtojnë shëndetin.

Sikurse shihet në videon e publikuar nga “Ora News”, të rinjtë kanë hedhur kryesisht domate drejt institucionit ndërsa mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet:”AKU zgjohu” , “Domatet si vipat e bllokut”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *