
Roma ka shpartalluar Fiorentinën 4-0 në Romë duke shtuar presionin ndaj Juventusit në garën për vendin e katërt që do të thotë një vend në Ligën e Kampionëve.
Me tre javë nga fundi, Roma është një pikë larg Juves dhe do kërkojë të përfitojë nga një hap fals i kundërshtarit. Fiorentina nga ana e saj endet në fundin e renditjes, megjithatë nuk rrezikohet nga zona e ftohtë.
Në Angli, Mançester Siti ka humbur një rast të artë për të ngushtuar largësinë nga Arsenalii i kreut dhe tashmë do e ketë tejet të vështirë të fitojë titullin kampion.
Miqtë janë pesë pikë larg kreut por do luajnë një ndeshje më shumë, po do duhet të mos bëjmë asnjë gabim në ndeshjet e mbetura.