Vendosni fjalën kyçe....

Gaza rivalizon “Eurovision”-in me “GlobalVision” (VIDEO)


“Eurovision” gjithmonë është ndeshur me polemika, por këtë vit objekt nuk ka qenë mënyra e votimit, por vendodhja.

Vitin e kaluar, konkursi u fitua nga këngëtarja Netta Barzilai, e cila përfaqësonte Izraelin. Dhe për shkak se vendi fitues zhvillon garën e vitit të ardhshëm, këtë “Eurovision” u mbajt në Tel Aviv.

Por për shkak të konflikeve në Gaza mes Izraelitëve dhe palestinezëve, ka patur shumë polemika lidhur me kompeticionin.

Sipas palestinezëve, zhvillimi i këtij festivali në Izrael largon vëmendjen nga dhuna e Izraelit ndaj palestinezëve.

Kështu, sipas “ArabNews” një grup palestinezësh ka organizuar një kompeticion paralel konkurent me “Eurovision”, të quajtur “GlobalVision”.

Protestuesit pro-palestinezë thonë se ideja për këtë organizim, ka ardhur nga fakti se ata nuk duan thjesht të kundërshtojnë  eventin izraelit por të japin një alternativë pozitive.

Lëvizja BDS këshilloi aktivistët pro-palestinezë të marrin pjesë në “Globalvision” – një konkurs i ‘improvizuar’ nga muzikantë palestinezë, shkruan “RT“.

“Ne e filluam këtë projekt në mënyrë që të bojkotojmë Izraelin, por në mënyrë kulturore dhe historike, në vend që t’i bojkotojmë ata ekonomikisht“, tha një nga koordinatorët e projektit, Ali Abu-Al Sheikh, duke shpjeguar se qëllimi i tyre ishte t’i tregonin bashkësive ndërkombëtare vuajtjet e popullit palestinez “përmes muzikës në vend që ta përhapim këtë përmes dhunës”.

Në rrjet kanë qarkulluar video të organizimit të eventit konkurrent në Gaza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *