Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Duncan Laurence, fituesi i “Eurovision 2019”


Mbrëmë në Tel Aviv, ishte Hollanda ajo që mori në shtëpi çmimin fitues të “Eurovision 2019″. Kënga fituese ishte një baladë dashurie e titulluar “Arcade” dhe e kënduar nga Duncan Laurence.

Kënga aq shumë e diskutueshme e Italisë, kënduar nga Mahmood “Soldi” mori vendin e dytë dhe Rusia të tretin. Shqipëria në këtë kompeticion u përfaqësua nga Jonida Maliqi e cila u rendit e 18-ta.

Kush është fituesi i këtij “Eurovision”-i?

Duncan – emri i vërtetë i të cilit është Duncan de Moor Laurence – lindi më 11 prill 1994. Sipas gazetës “Metro“, ai është diplomuar në Akademinë e Shkencave në Tilberg dhe u bë i njohur në atdheun e tij në kompeticionin “The Voice of Netherlands”, ku ai arriti në gjysmëfinale.

Duncan ka shpjeguar se kënga është frymëzuar nga historia e dikujt që ai e ka dashur shumë, që ka vdekur në moshë të re.

 “E mora historinë nga një person i dashur që vdiq në moshë të re. Arcade është histori për kërkimin e dashurisë së jetës”, tha Duncan.

“Kënga ndryshoi nga një histori shumë personale në një histori me te cilën mund të lidhen të gjithë. Arcade është një këngë për një dëshirë të madhe … dëshirë e zjarrtë për diçka që duket e paarritshme.

Karriera ime deri tani ka qenë kryesisht prapa skenave duke shkruar për artistë të tjerë dhe duke përcaktuar zërin tim. Ndihem mirë që tani dal në dritë dhe ndaj historinë time. Dua t’u drejtohem njerëzve me muzikën time, ndoshta edhe t’i ndihmoj.

‘Arcade është një fjalë këshilluese për veten dhe kush e di – ndoshta ndihmon dikë, diku. Unë me të vërtetë shpresoj kështu. “, janë fjalët e artistit.

Sa herë e ka fituar Holanda “Eurovision”-in?

Holanda është një nga konkurrentët më të vjetër të kompeticionit, pasi ka garuar që në “Eurovision”-in e parë në vitin 1956. Holandezët e kanë fituar çmjimin e parë katër herë – në vitin 1957, 1959, 1969 (si një nga katër fituesit së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Spanjën ) dhe përsëri në vitin 1975 me Teach-In’s Ding A Dong.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *