Vendosni fjalën kyçe....

Trump nënshkruan planin e ri të emigracionit, s’ka më Lotari


Presidenti i SHBA Donald Trump ka zbuluar  planet për një sistem të ri të imigracionit në SHBA, i projektuar për të favorizuar punëtorët më të rinj, më të arsimuar, që flasin anglisht.

Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, Trump propozoi largimin nga sistemi aktual i cili favorizon aplikuesit me lidhje familjare në SHBA.

Ai tha se siguria kufitare do të forcohet dhe një linjë më e ashpër do të merret me azilkërkuesit, sipas “BBC“.

Por sipas demokratëve, sistemi i ri i propozuar nuk ofron një rrugë për nënshtetësinë për të ashtuquajturit ëndërrimtarë – qindra mijëra njerëz janë sjellë në SHBA që fëmijë, por ende nuk kanë të drejtë ligjore për të qëndruar.

Në Shtëpinë e Bardhë , Trump tha se planet e tij do ta kthenin sistemin e imigracionin në SHBA  në “zili e botës moderne”.

“Ne e çmojmë derën e hapur që ne duam të krijojmë për vendin tonë, por një pjesë e madhe e atyre emigrantëve duhet të vijnë përmes meritave dhe aftësive”, tha ai.

Por ky sistem i ri, sipas mediave amerikane parashikon eliminimin e llotarisë, tek e cila një pjesë e madhe e shqiptarëve mbajnë shpresat për një jetë më të mirë në SHBA.

Sipas planit të ri, SHBA do të japë të njëjtin numër të kartave të gjelbërta, të cilat do të shkojnë më shumë tek studentët e jashtëzakonshëm, profesionistët dhe njerëzit me diploma të nivelit të lartë dhe profesional. Gjithashtu do të merren parasysh faktorë të tillë si mosha, aftësia e gjuhës angleze dhe ofertat për punësim. Por Llotaria do të përjashtohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *