Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Ramës: Mbaj përgjegjësi, mos e ço vendin në konfrontim!


Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një deklaratë për mediat këtë mëngjes i ka bërë thirrje palëve politike se nuk duhet që vendi të shkojë në konfrontim. Meta tha se palët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos tregohen egoistë por të mendojnë për të mirën e vendit.

Këtë deklaratë Meta e bëri pas fjalimit të tij në Konferencën e 3-të Kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë.

“Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vjetësh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990”, tha Meta.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Meta nuk e kishte thërritur në takim për zgjidhjen e krizës, presidenti e konsideroi këtë si përpjekje për transferim të përgjegjësisë. Ai e paralajmëroi se do të përballet me pasojat nëse e çon vendin drejt konfrontimit.

“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit.”, tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *