Vendosni fjalën kyçe....

Basha takime në Londër: Konservatorët britanikë, aleatë për modernizimin e PD-së


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Londër. Ai është pritur nga Kryetari i Partisë Konservatore britanike Brandon Lewis, në selinë qendrore të kësaj force politike.

Basha i shprehu Lewis mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komsionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve.

Gjatë këtij takimi, kryedemokrati i shprehu kryetarit të Pertisë Konservatore vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat.

Përfshirja direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanik (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka nje domethenie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i degës PD në Britaninë e Madhe, Naim Hasani. Dy kryetarët biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në menaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.