Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet 27-vjeçari në Fushë-Arrëz, dhunoi fqinjën


Një 27-vjeçar është arrestuar në Fushë-Arrëz, pas akuzave se ka dhunuar një grua. Dy personat ishin fqinj me njëri-tjetrin. E gjithë skena ka ndodhur në prani të fqinjëve të tjerë, ku 27-vjeçari i ka rënë derës së shtëpisë ku banonte gruaja mëngjesin e sotëm dhe pasi ajo e ka hapur, e ka qëlluar.

Sipas policisë, gruaja është paraqitur me shenja dhune në rajonin e policisë, ku ka denoncuar të riun si autor.

Ndaj 27-vjeçarit me inicialet M.N, ka ankesa në polici dhe nga banorë të tjerë të zonës për dhunë.