Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga SHBA-ja: Qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e ndryshim i sistemit politik


Kryetarja e LSI-së, ka dhënë një intervistë për televizionin shqiptar në SHBA, Nova. Ajo ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare dhe në intervistën e dhënë ka theksuar se klasa politike duhet të reagojë për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet.

Kryemadhi tha se ndodhej në SHBA për të marrë pjesë në Forumin e ish-kongresmenëve dhe ish-senatorëve, ku ka zhvilluar disa takime me kongresmenë, ish-kongresmenë, senatorë dhe ish-senatorë, me të cilët ka folur për situatën aktuale politike në Shqipëri dhe në rajon.

Në lidhje me situatën politike në Shqipëri, Kryemadhi tha se do të zhvillojë disa takime konsultative me institucione partnere të LSI-së. Kryetarja e LSI-së tha se situata politike nuk është në normalitet dhe se për këtë nevojitet një reagim për të nxjerrë vendin nga kriza.

“Unë nesër kam disa takime të tjera, të cilat janë takime në kuadrin e konsultimit. Situata në të cilën gjendet Shqipëria është ndryshe nga herët e tjera. Nuk është më një situatë ku jemi në normalitet, kemi një Shqipëri e cila lëngon nga problematika shumë të mëdha, ku për hir të së vërtetës shkaktarë të këtyre problematikave jemi vetë ne klasa politike, duke përfshirë dhe veten time si përgjegjëse të kësaj situate, por pavarësisht nga kjo mendoj që më mirë vonë se sa kurrë, ne të gjithë duhet të reagojmë për të nxjerrë vendin nga kriza”, tha Kyemadhi.

Kryemadhi foli gjaë intervistës për gjendjen politike në vend dhe protestat e opozitës së bashkuar duke theksuar se pa u ndryshuar sistemi politik, vendi nuk mund të eë përpara.

“Nuk është më një situatë ku jemi në normalitet, kemi një Shqipëri e cila lëngon nga problematika shumë të mëdha, ku për hir të së vërtetës shkaktarë të këtyre problematikave jemi vetë ne klasa politike, duke përfshirë dhe veten time si përgjegjëse të kësaj situate, por pavarësisht nga kjo mendoj që më mirë vonë se sa kurrë, ne të gjithë duhet të reagojmë për të nxjerrë vendin nga kriza. Shqipëria tashmë nuk ka më nevojë për një lider të fortë. Shqipëria ka nevojë për një sistem të fortë, i cili u garanton shqiptarëve  garanci, drejtësi të barabartë , shëndetësi të barabartë, arsim të barabartë.” – shtoi kryetarja er LSI-së.

Më tej gjatë intervistës Kryemadhi theksoi programin dhe propozimin e opozitës për qeverinë tranzitore. Kryemadhi tha se gjithashtu opozita propozon që në Kushtetutë të shkruhet që qeveria tranzitore të krijohet çdo tre muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri.

Kryetarja e LSI-së theksoi se kjo gjë është e plotësisht e mundshme për tu realizuar, pasi është aplikuar edhe në vendet e tjera të rajonit.

“Opozita ka paraqitur një program përsa i përket qeverisë tranzitore. Po çfarë është qeveria tranzitore? Do të thotë një qeveri kujdestare që garanton zgjedhjet. Sepse sot nuk është se ne nuk duam të hyjmë në zgjedhje, nuk është se duam të bojkotojmë zgjedhjet. Ne nuk duam që zgjedhjet të vidhen, të manipulohen, të deformohen, të mashtrohen njerëzit, mos të intimidohen dhe mos të përfshihen në grupe kriminale në gjithë këtë proces zgjedhor. Dhe cili është propozimi i opozitës? Që ne duhet të kemi një qeveri tranzitore të cilën ta shkruajmë në Kushtetutë që çdo qeveri apo çdo mazhorancë 3 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të ketë një qeveri tranzitore”, tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *