Vendosni fjalën kyçe....

Qëndrimet e Metës për protestën, Rama: Ia qaj hallin


Kryeministri Edi Rama i dërgon mesazh publik Presidentit të Republikës, Ilir Metës.

Pas qëndrimeve të Metës për protestën e djeshme, Rama ka reaguar duke thënë se “i qan hallin”.

“Në momente protestash unë ia qaj hallin sinqerisht, shoqërisht, miqësisht, politikisht nuk mund të them, por ia qaj hallin. Nuk do doja kurrë të isha në vend të tij, d.m.th është në hall të madh, për këtë arsye ka shumë të drejtë që nuk më ka thirrur asnjëherë për këtë çështje e mirëkuptoj me gjithë ato që kanë ndodhur nga pikëpamja e marrëdhënieve institucionale mbetem i solidarizuar me presidentin sa herë mendoj për protestën e opozitës, solideritet që çdo njeri në kushtet e tij e meriton.”, thotë Rama.

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici.”, reagoi dje Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *