Vendosni fjalën kyçe....

Tmerr për vajzën e klasës së 7-të, 25-vjeçari e merr në makinë dhe e përdhunon


Një 25 vjeçar në Kamzë, është arrestuar me akuzën se ka abuzuar me një të mitur. Sipas policisë, i akuzuari i identifikuar si Islam Xhaferi, ka marrë në makinë një vajzë vetëm 13 vjeçare, nxënëse e klasës së 7-të në Kodër Kamzë dhe ka çuar në një hotel, ku ka abuzuar me të.

Pas ngjarjes, prindërit e vajzës kanë bërë denoncimin në polici.

25-vjeçari thotë se e mitura ka shkuar me dëshirën e saj në makinë dhe nuk ka abuzuar me të pasi kur ai ka mësuar për moshën i ka kërkuar të largohet.

 “Me vajzën nuk kam abuzuar seksualisht. Me pëlqente si fizik dhe e ftova në makine. Erdhi me dëshirën e saj. Kur shkuam në hotel e pyeta për moshën dhe kur e mësova se ishte e mitur i thashë të largohej.”, është shprehur Xhaferi para uniformave blu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *