Vendosni fjalën kyçe....

Bebe Rexhës i vjen në majë të hundës: Komentet më të ndyra m’i bëjnë shqiptarët (VIDEO)


Bebe Rexhës i kanë ardhur në majë të hundës komentet negative të shqiptarëve. Këngëtarja ka publikuar në “Instastory”, një video ku shprehet e habitur, se si pikërisht shqiptarët janë ata që i bëjnë më shumë komente negative dhe ofenduese.

 “Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtet e dua, por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin. Ndonjëherë lexoj komentet dhe në Instagram-in tim komentet më të ndyra rezultojnë të jenë gjithnjë nga shqiptarët.

Kjo më bën shumë konfuze sepse… a nuk supozohet që ne t’i japim një dorë, të ngremë dhe të mbështesim njëri-tjetrin? Por përsëri të gjithë janë shumë kritikë.

Mendoj se duhet të tregojmë më shumë dashuri, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë.

Nuk mund të them se të gjithë nuk ma shprehin mbështetjen e tyre sepse ka persona, fansa të mi shqiptarë që më thonë që ndihen krenarë për mua, por thjesht është e vështirë që të shohësh se vetë njerëzit e tu të thonë gjëra jo të hijshme për ty. Sepse unë jam personi numër një që përkrah njerëz nga vend im… Megjithatë shoh që ka persona që më mbështesin dhe përkrahin, kështu që, faleminderit.”, janë fjalët e Bebes.

Kujtojmë se Bebe Rexha, është një ndër këngëtarët e famshme që po korr sukses jashtë vendit, të cilët kanë shprehur vazhdimisht mbështetje para publikut për bashkëkombasit e tyre.

Bebe ka marrëdhënie të mira si me Rita Orën, ashtu edhe me Dua Lipën, dhe shpeshherë i ka mbështetur ato publikisht, ndryshe nga ato të dyja të cilat përfliten se as nuk flasin me njëra-tjetrën. Mbrëmja e “Met Gala”-s e vërtetoi këtë, ku Rita dhe Dua as nuk u përshëndetën.

Bebe Rexha po ashtu pak kohë më parë i kërkoi publikisht një bashkëpunim Rita Orës, Dua Lipës dhe Ava Max, këngëtaret shqiptare më të suksesshme të momentin në tregun muzikor ndërkombëtar.