Vendosni fjalën kyçe....

Mish e vaj jashtë standardeve në burgjet e Korçës e Tiranës


AKU dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kanë  kryer kontrolle  zyrtare ndaj furnitorit, që furnizonte me ushqim  burgun e Drenovës në Korçë dhe atë të Tiranës.

Pas këtyre kontrolleve janë konstatuar disa shkelje. Në rastin e Korçës, në një ngarkesë me mish janë konstatuar 88 kg pa vulat përkatëse siç parashikon ligji.

Në Tiranë nga ana tjetër, janë bllokuar mbi 2OOO  litra vaj në prag të skadencës.

AKU njofton  se janë marrë masa ligjore dhe penalizme me gjobë ndaj furnitorëve.

DETAJET

Në kuadër të bashkëpunimit institucional mes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për garantimin e sigurisë së ushqimit që u shërbehet një kategorie specifike konsumatori, janë ndërmarrë dy kontrolle zyrtare:

Më datën 02.05.2019, trupa inspektuese e AKU-së Korçë ka kontrolluar një ngarkesë mishi prej 209 kg, në një subjekt të kontraktuar për furnizimin e IEVP Drenovë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se një pjesë e ngarkesës me këtë produkt në sasinë 88 kg nuk ishte e pajisur me shenjat identifikuese (vulën) të stabilimentit ku ishte kryer therja; dhe nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës (certifikata veterinare), siç përcakton legjislacioni në fuqi.

Ndaj subjektit, për shkeljen e konstatuar “Therje e kafshëve në kundërshtim me procedurën e parashikuar”, u mor masa administrative “Gjobë” në masën 100 000 (njëqind mijë) Lekë, si dhe masa administrative “Bllokim” për 88 kg mish viçi për asgjësim.

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë kanë marrë mostra për kontroll zyrtar për një parti mall (2028 lt Vaj Luledielli në limitet e afatit të skadencës) që furnizohej nga DPRMSH për IEVP Tiranë.

Analizimi i mostrave të marra rezultoi me treguesit fiziko-kimik (numri i peroksideve) mbi normën e lejuar, dhe si rrjedhojë kjo parti malli prej 2028 lt Vaj Luledielli është bllokuar në subjekt pasi është e pasigurtë për konsum human dhe subjekti është detyruar të ndjekë procedurat e mëtejshme të agjësimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *