Vendosni fjalën kyçe....

Kapet gomonia me 400 kilogramë drogë në Itali, pranga 2 skafistëve shqiptarëve


 

Guardia di Financa ka sekuestruar rreth 400 kilogramë drogë në brigjet e San Kataldos në Salento.

Gjatë operacionit që zgjati për disa orë në det, u sekuestrua një gomone dhe u kapën dy skafistë shqiptarë.

Gjatë patrullimit forcat detare kanë pikasur gomomen me ngarkesën e dyshuar që po vinte drejt brigjeve italine.

Dy shqiptarët tentuan disa manovra për t’i shpëtuar forcave italiane, por forcat detare Gallipoli e Otranto mundën ti ndalin.

Në bordin e gomones, u gjetën rreth 14 pako drogë, të dyshuarav kanabis sativa, më nje peshë rreth 400 kg, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Gomonia ishte e gjatë 6 metra. Sipas mediave italiane, që nga fillimi i vitit Guardia di Finanza në Puglia ka sekuestruar rreth 3 ton lëndë narkotike dhe ka arrestuar 70 persona.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *