Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, zbardhen emrat e kandidatëve për secilën bashki


Që prej orës 09:00 të mëngjesit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e PS-së për të vendosur emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie. Në mbledhjen që ka zgjatur deri në orën 10:20, socialistët kanë vendosur se kë do të kandidojnë për zgjedhjet lokale.

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, Rama tha se ka përfunduar zyrtarizimin e kandidatëve të 61 bashkive në vend. Ai u shpreh i vendosur se nuk do të ketë asnjë ndryshim të planeve për zgjedhjet e 30 qershorit, dhe shtoi se së shpejti do të nisë fushatën .

“Siç e dini sot kemi pasur mbledhjen e Kryesisë së PS për të miratuar kandidaturat për 61 bashkitë si edhe për të diskutuar për formësimin e listave për këshillat e bashkive. Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese dhe më pas do nisim fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kemi vendosur për të gjitha bashkitë, janë disa detaje të fundit, s’ka asnjë problem të deleguarit kanë mandatin për t’i konkluduar të gjitha.” u shpreh Rama.

Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:

ELBASAN
1. Elbasan Gledian Llatja
2. Belsh Arif Tafani
3. Cërrik Andi Salla
4. Gramsh Klodian Taçe
5. Librazhd Kastriot Gurra
6. Peqin (Pa caktuar ende)
7. Përrenjas Nuri Belba

FIER
1. Fier Armando Subashi
2. Lushnjë Fatos Tushe
3. Divjakë Fredi Kokoneshi
4. Patos Rajmonda Balilaj
5. Mallakastër Qerim Ismaili
6. Roskovec Majlinda Bufi

GJIROKASTËR
1. Gjirokastër Flamur Golemi
2. Tepelenë Tërmet Peçi
3. Këlcyrë Klemend Ndoni
4. Libohovë Luiza Mandi
5. Memaliaj Gjolek Guci
6. Përmet Alma Hoxha
7. Dropull Dhimitër Tola

SHKODËR
1. Shkodër Valdrin Pjetri
2. Fushë-Arrëz Fran Tuçi
3. Malësi e Madhe Tonin Marinaj
4. Pukë Gjon Gjoni
5. Vau i Dejës Mark Babani

DURRËS
1. Durrës Valbona Sako
2. Krujë Artur Bushi
3. Shijak Elton Arbana

LEZHË

  1. Lezhë Pjerin Ndreu
  2. Kurbin Majlinda Cara
  3. Mirditë Ndrec Deda

BERAT
1. Berat Ervin Demo
2. Kuçovë Sybi Shehu
3. Poliçan Adriatik Zotkaj
4. Skrapar Adriatik Mema
5. Ura Vajgurore Juliana Memaj

TIRANË
1. Tiranë Erjon Veliaj
2. Vorë Agim Kajmaku
3. Kamëz Rakip Suli
4. Kavajë Redi Kralji
5. Rrogozhinë Haxhi Molla

KORCË
1. Korçë Sotiraq Filo
2. Devoll Eduard Duro
3. Kolonjë Erjon Isai
4. Maliq  Gëzim Topçiu
5. Pogradec Ilir Xhakolli
6. Pustec Pal Kolevski (aleat)

KUKËS
1. Has Liman Morina / Adem Lala (Pa konfirmuar)
2. Kukës Safet Gjici
3. Tropojë Rexhë Biberaj

DIBËR
1. Bulqizë Lefter Alla
2. Dibër Dionis Imeraj
3. Klos Ilmi Hoxha
4. Mat Agron Malaj

VLORË
1. Vlorë Dritan Leli
2. Konispol Shuaip Beqiri
3. Sarandë Ardian Gurma
4. Selenicë Simbol Preza
5. Delvinë Majlinda Qilimi
6. Himarë Jorgo Goro
7. Finiq Kristo Kiço/Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *