Vendosni fjalën kyçe....

Basha e Kryemadhi nisen drejt kryeministrisë, mijëra qytetarë i shoqërojnë


Dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbërritur para kryeministrisë, në protestën masive të organizuar nga opozita e bashkuar.

Ndërkohë krerët e partisë më të mëdha opozitare, Basha e Kryemadhi, kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve të cilët janë mbledhur aty më herët.

Kryeministria është rrethuar nga gardh metalik ndërsa para protestuesve qëndrojnë disa efektivë policie. Protestuesit kanë nisur të hedhin  sende të ndryshme dhe tymuese ndaj godinës së kryeministrisë.

Bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur me protestues ndërsa duhet thënë se protesta po transmetohet drejtpërdrejt nga një pjesë e mediave në vend dhe nga mediat ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *