Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me vrap në natyrë. Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet i veshur me rroba sportive dhe me këtë rast bën një urim për “9 Majin”, ose “Ditën e Europës”.
“Shqiptarët janë europianë me mendje dhe me zemër. Gëzuar Ditën e Europës!”-shkruan Meta.
Kujtojmë se sot në tiranë, do të mbahet Samiti i Brdo Brijunit, me pjesëmarjen e liderëve të Ballkanit. Organizatori i këtij Samiti është pikërisht presidenti i Republikës Ilir Meta.