Vendosni fjalën kyçe....

Opozita sot në protestë, Parlamenti i rrethuar me gjemba (FOTOT)


Sot opozita proteston përpara Parlamentit. Që prej mbrëmjes së kaluar, autoritetet shtetërore kanë marrë masat për ruajtjen e sigurisë duke vendosur tel me gjemba përreth godinës së Parlamentit.

Janë rreth 1600 forca policore të angazhuara për protestën e nesërme të opozitës. Punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja do jenë para protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Pranë godinës së Parlamentit do të jenë në gatishmëri edhe Garda e Republikës, e cila do të përdorë gaz lotsjellës.

Garda ka paralajmëruar gazetarët që do raportojnë nga terreni, të përdorin maska për t’u mbrojtur nga gazi. 

Mbrëmjen e kaluar po ashtu deputetët e opozitës kanë hequr dorë nga mandatet e tyre, sikurse kishin paralajmëruar. Dputetet si, Ervin Salianji, Grida Duma, Endri Hasa, Nadire Meçorapaj si dhe Enkelejd Alibeaj kanë nënshkruar dorëheqjen vullnetare nga nga funksioni në Parlament. Edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka firmosur atë. 

Nuk ka kthim pas!
Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10.00“-shkruan Basha në Instagram.

Në dokumentin që deputetët e opozitës po firmosin shkruhet qartësisht se kërkohet një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. 4 kërkesat e opozitës janë: Zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, zgjedhje të lira dhe të ndershme, krijimi i klimës së besimit për Reformën në Drejtësi dhe përshpejtimi i negociatave për anëtarësimin në BE.

Protesta pritet të nisë sot rreth orës 10, por brenda në Parlament nuk do të zhvillohet seanca plenare. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi në konferencën për shtyp të orës 17:00, tha se ka vendosur të anulojë seancën pas paralajmërimit nga organet ligjzbatuese se mund të ketë dhunë.

19 të lënduar u raportuan nga protesta e së shtunës para Kryeministrisë, nga këta 9 punonjës të forcave të rendit, 2 gazetarë si edhe 8 protestues. Po ashtu dhjetëra protestues janë arrestuar nga policia.

Gjykata vendosi që 14 prej tyre të mbeten në burg, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre ka marrë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Katër të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *