Vendosni fjalën kyçe....

“Xhevahiret” e socialistëve që gajasën ndër vite shqiptarët (Videot)


Anëtarët e kabinetit të kryeministrit Rama, jo rrallë herë kanë ofruar për publikun batuta të gabuara, një pjesë e të cilave mund të konsiderohen edhe gafa të rënda, siç është rasti më i fundit i ministres së Kulturës, Elva Margariti.

E pyetur për heqjen e shkronjave të Teatrit Kombëtar, ajo i përgjigj serbes së ato ishin hequr pasi kishin  rrezik shembjeje dhe mund të rrezikonin publikun.

Megjithatë nuk kanë munguar edhe batuta të tjera të kësja natyre nga ish-ministra, ministra e zëvendësit e tyre.

Kështu Shalsi deklaronte para se PS-ja të vinte në pushtet se socialistët nuk do vidhnin në mënyrë aq flagrante sa demokratët.

Elisa Spiropali e ktheu Don Kishotin  e spanjollit Servantes në figurë të romantizimit të letërsisë shqiptare, kurse Çuçi, u premtoi shqiptarëve se mund të pinin vaj palme gjithë ditën dhe nuk do kishin asnjë dëm shëndetësor.

Më poshtë është një përmbledhje të batutave të gabuara të anëtarëve të kabinetit të Ramës ndër vite dhe videot shoqëruese të tyre. Shikim të mbarë!

Eduard Shalsi në Top Channel (Video)

“Dhe mbi të gjitha një premtim që mund ta bëjmë që tani. Nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa ç’kanë bërë këta.”

 

Elva Margariti në Ora News (Video)

“Ato gërma në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojë dëme në njerëz që të fillojmë të ndërgjegjësohemi.”

 

Bledar Çuçi në Top Channel (Video)

“Vaji i palmës nuk është cianur. Vaji i palmës përdoret në Europë dhe nuk të bën keq. Ore pi gjithë ditën vaj palme nuk të bën keq. Po të hash një kile gjalpë gjalpë të prodhuar në Zvicër nga lopët zvicerane, të bën keq, të vdes se është yndyrë e tepërt.”

Ndiqni videon nga minuta 21:20 deri 21:45

 

Lorena Haxhiu në Panairin e Punës 2019 (Video)

“Është e rëndësishme t’ia nisni me punë sepse atë që ju do të korrni atë do të mbillni në të ardhmen. Suksese të gjithëve dhe faleminderit.”

 

Elisa Spiropali në Facebook

“Rast tmerrësisht i rëndë që duhet hetuar deri në fund, ajo që ndodh me përdorimin e këtij rasti nuk u besoja syve kur pashë deklaratën e PD, është dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar.

Policia e shtetit në rastin konkret, sapo mori denoncimin, ka filluar menjëherë hetimin, personat e përfshirë janë duke u hetuar nga Prokuroria që do bëjë detyrën e saj, agjencia për mbrojtjen e fëmijëve e kanë marrë vajzën nën kujdes. Raste të tilla ndodhin kudo edhe në Amerikë, bëhen edhe filma por kurrë asnjë parti nuk del në këto vende për ta gjetur fajtorin, shkaqet dhe pasojat te qeveria.”

Elisa Spiropali në ABC News (Video)

“Është një qasje prej Don Kishoti, por në fakt as ky nuk është një term i duhur, sepse Don Kishoti është një figurë romantike dhe shumë komplekse e letërsisë shqiptare.”

 

Gent Cakaj në Samitin e Diasporës (Video)

“Teksa pashë emrin e Naim Frashërit lart natyrshëm më erdhën ndër mend disa prej vargjeve të tij kur nga largësia përshkruan mallin që ai ndjente për Shqipërinë. Dhe nëse nuk gaboj vargjet e tij janë afërsisht kështu:

Atje lind dielli i gëzuar dhe ha…atje dielli është i gëzuar, atje dielli është, lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur, fat i madh e mirësi atë vend e ka mbuluar.”

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *