Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 220 kg marijuanë në Gjermani, mes të arrestuarve 3 shqiptarë


Autoritetet gjermane kanë arritur të asgjesojnë një rrjet ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

Policia e Dresdenit ka arritur të kapë 220 kg marijuanë e cila në treg kapte vlerën e 2.2 milionë eurove si edhe të arrestojnë 6 persona mes tyre edhe 3 shqiptarë.

Ata gjithashtu kapën edhe 35,000 euro para të gatshme, një makinë dhe një kamion.

Gjykata e Rrethit Dresden lëshoi ​​urdhër-arreste për gjashtë persona midis moshës 22 dhe 45 vjeç duke urdhëruar paraburgimin e tyre, tre prej të cilëve shqiptarë, ndërsa të tjerët turq, spanjoll dhe gjerman.

Hetimet ndaj grupit kanë nisur në qershor të vitit 2018, pas dyshimeve se përdornin kamionët për të transportuar marijuanën nga Spanja për në Gjermani, duke e rishitur në tregun me pakicë në disa shtete gjermane.

Në rastin e fundit, siç bëjnë me dije mediat gjermane, droga ishte fshehur në një kamion cisternë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *