Vendosni fjalën kyçe....

“Falenderojmë SHBA-në që bleu 30 mijë kite testimi për Shqipërinë” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, ka falenderuar SHBA-në për blerjen e 30 mijë testeve për Covid-19.

Në mesazhin e kryedemokratit theksohet se testimi e izolimi janë e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll e mposhtur virusin.

“Sot në WorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, paisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA ,e cila do ti mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë.

Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. Ditemetemira.” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *