Vendosni fjalën kyçe....

Goditet me vezë në kokë kryeministri australian (VIDEO)


Kryeministri australian Scott Morrison është sulmuar me vezë nga një protestuese gjatë fushatës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vendit.

BBC” shkruan se veza e goditi Morrison në kokë, por nuk u thye. Gjatë incidentit thuhet gjithashtu se një grua e moshuar u rrëzua përtokë.

Policia ka arrestuar një vajzë 25-vjeçare, si autore të këtij veprimi. Morrison e përshkroi protestuesen që e goditi me vezë, si “frikacake”.

 Morrison më vonë vlerësoi stafin e tij të sigurisë për ndërhyrjen e shpejtë dhe shprehu shqetësim për gruan e moshuar, e identifikuar nga mediat si Margaret Baxter.

Scott Morrison nuk është politikani i parë australian që vihet në shënjestër me vezë, nga një protestues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *