Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, 30-vjeçari ndërron jetë


Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë, pasditen e sotme pasi bëri aksident në rrugën Sami Frashëri.

Sipas njoftimit të policisë dyshimet e para janë se 30-vjeçari me iniciale S.V, ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.

“Rreth orës 17.45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak  dhe për pasojë  mjeti  ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Shtetasi S.V,  ka ndërruar jetë, ku dyshohet si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale”-thuhet në njoftim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *