Vendosni fjalën kyçe....

I merrte 50 euro refugjatëve për t’i kaluar drejt Kosovës, 40-vjeçari arrestohet në Pogradec


Policia ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar në Pogradec, pasi po transportonte në mënyrë të paligjshme shtetas të huaj.

40-vjeçari me iniciale E.B., banues në Tiranë, u kap në fshatin Lin, me mjetin minibus tip “Mercedes-Benz”, duke transportuar drejt Kosovës kundrejt shumës 50 Euro për person, 14 shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.B, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në fshatin Lin, me mjetin minibus tip “Mercedes-Benz”, duke transportuar drejt Kosovës kundrejt shumës 50 Euro për person, 14 shtetas të huaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *