Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku nis vizitën në Ballkan, në Bullgari e Maqedoni për të përmirësuar marrëdhëniet me Kishën Ortodokse


Papa Françesku ka nisur një vizitë tre-ditore në Bullgari dhe në Maqedoninë Veriore, për përmirësimin e marrëdhënieve me Kishën Ortodokse.

Papa u takua me udhëheqësit ortodoksë në Bullgari të dielën e sotme, por sipas “BBC“-së ata tashmë kishin refuzuar të merrnin pjesë në shërbime të përbashkëta ose lutje me të.

Vatikani ka kohë që përpiqet të sjellë unitet mes dy degëve të krishterimit, të cilat u ndanë në vitin 1054.

Dy vendet e Ballkanit kanë komunitete të vogla katolike. Mbërritja e papës në Bullgari shënon vizitën e parë në 17 vjet nga një papë në këtë vend.

Sakaq udhëtimi në Maqedoninë e Veriut do të shënojë vizitën e parë nga një Papë dhe vjen vetëm tre muaj pasi vendi përfundoi një marrëveshje me Greqinë, që konsistoi në ndryshimin e emrit.

Përveç përpjekjeve për të shëruar përçarjen me Kishën Ortodokse, Papa do të takohet me komunitetet katolike të këtyre dy vendeve të Ballkanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *