Vendosni fjalën kyçe....

Ushtaraku ankohet te Berisha: Eprorët na thanë se do të rritet paga dhe pagesa për vështirësi. Çfarë ndodhi?


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ushtaraku, i cili thotë se nuk ka marrë pagën nga shteti. Ai  thotë se jo vetëm nuk u është rritur rroga ashtu siç u ishte premtuar për muajin prill, por kishtë vështirësi edhe në pagesa. Ushtaraku ankohet edhe për kushtet e punës.

“Ushtaraket te mashtruar nga narkoshteti!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Zoti Berisha ! 
Kam nje ankese 
Brenda mundesive anonim 
Ne si ushtarak na u tha nga eproret tani se do ngrihen pagat dhe veshtiresit per muajn Prill . 
Jo qe sna jane hedhur veshtiresite dhe rritja e pages si ushtarake, por na eshte mbajtur me pretekstin se do hidhen muajn tjeter. 
Cfare? Kane hall mos prishim shume dhe na kursejne, apo ndonje genjeshter e rradhes. 
Mir kushte skemi sna i plotesojne, ato qe na japin per te ngrene sdine nga kane origjinen, jemi bere si ka je po te pakten dhe ate qe na takon mos te na i japin”, thuhet në shkrimin e publikuar nga Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *