Vendosni fjalën kyçe....

Ngrohja globale ndryshon mënyrën e jetesës në Alaskë


Në Alaskë, komunitetet vendase po e gjejnë veten në epiqendër të një krize klimaterike që po kërcënon mënyrën e tyre tradicionale të jetesës.

Vendasit, bazohen mbi të gjitha tek burimet natyrore, të cilat gjithnjë e më shumë duket se po cënohen nga ngrohja globale.

“Njerëzit këtu varen tek burimet natyrore, tek frutat e tokës, zogjtë, peshqit. Ato janë ushqimet tona kryesore. Ne shkojmë në gjueti dhe peshkim dhe mbledhim ushqim. Nuk kemi një kulturë bujqësore, ne vazhdojmë të jemi gjahtarë”, thotë Willard Church Jr, Quinhagak.

55 vjeçari thotë se askund tjetër si këtu, nuk ndjehen më shumë e më fortë pasojat e ndryshimit të klimës. Ne thotë ai, jetojmë në skajin fundor, larg urbanizimit.

Për vendasit, jeta po bëhet më e vështirë. Akujt po shkrihen dhe moti po ngrohet. Të privuar gjithnjë e më shumë nga ajo që natyra u ofronte dikur me bollëk, ata përballen tani edhe me çmime më të larta ushqimesh e karburantesh, krahasuar me pjesën tjetër të vendit, kjo edhe për shkak të largësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *