Vendosni fjalën kyçe....

Nuk ndalet dhuna në futbollin shqiptar, futbollistët përleshen me njëri-tjetrin në Kategorinë e Dytë


Dhuna sërish është shfaqur në futbollin shqiptar, këtë herë në Kategorinë e Dytë në sfidën mes Butrintit dhe Tepelenës.

Shkak për këtë përplasje është bërë një dyluftim sportiv, teksa situata ka degjeneruar në përplasje fizike. U desh ndërhyrja e forcave të rendit që situata të qetësohej disi, raporton Panorama Sport.

Pas disa minutash ndërprerje, loja rifilloi sërish, për tu zhvilluar edhe minutat e mbetura. Butrinti arriti të triumfonte në këtë përballje me rezultatin 2-1 falë golave të Dhramit dhe Llojaj.  Për miqtë golin e shënoi Kalemi.

Sarandiotët e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pasi Mucaj u ndëshkua me karton të kuq, për goditje të kundërshtarit. Ky i fundit ishte dhe shkaktari i situatës të tensionuar që u krijua në fundin e ndeshjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *